Dje, Handikos Kaçanik bashkë me grupin e të rriturve anëtar realizoi një vizitë në disa pika të rëndësishme të qytetit.
Vizitën e nisëm në Xhaminë më të vjetër të qytetit, Xhaminë Koxha Sinan Pasha, një vend me rëndësi historike dhe shpirtërore për komunitetin tonë. Aty u pritëm me nder dhe mikpritje nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, në krye me Kryetarin e KBIK Ef..Fidaim Fazliu.
Një falenderim i veçantë për mikpritjen dhe kujdesin tuaj! Solidariteti dhe përkrahja që treguat për grupin tonë janë te çmueshme, dhe ne ndjehemi të nderuar për këtë bashkëpunim.
Pas vizitës në xhami, vazhduam rrugëtimin tonë drejt Kalasë së qytetit, ku përjetuam momente të paharrueshme së bashku. Dita u përmbyll me një pushim të këndshëm në një kafeteri ku u freskuam dhe ndamë çaste të këndshme.
Falenderojmë të gjithë ata që na përkrahën dhe kontribuuan për ta bërë këtë ditë kaq të veçantë!