Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim një delegacion nga Zvicra, përfaqësues të komunës Moosseedorf partnere me Komunën e Kaçanikut, gjatë qëndrimit të tyre katër-ditor në vendin tonë. Delegacioni pati mundësinë të vizitojë disa nga institucionet dhe organizata te lokale, duke përfshirë edhe Handikos Kaçanik.
Gjatë vizitës në organizatën tonë, miqtë tanë nga Zvicra u njohën nga afër me punën që bëjmë, arritjet tona dhe sfidat me të cilat përballemi në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në komunën tonë. Diskutuam mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe për të ndarë përvojat për të përmirësuar cilësinë e jetës së anëtarëve tanë.
Jemi të lumtur për mbështetjen dhe interesimin që treguan për misionin tonë dhe mezi presim që këto vizita të çojnë në projekte të reja të suksesshme që do të kenë ndikim pozitiv në komunitetin tonë.