Historiku

Handikos Kaçanik (Shoqata e personave me aftësi të kufizuara) është Organizatë Jo-Qeveritare e cila është decentalizuar në vitin 2016 nga Handikos (Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve në Kosovë). Handikos Kaçanik shtë organizatë me bazë në komunitet e cila ka afërsisht 400 anëtarë.

 Handikos Kaçanik përfaqëson dhe përkrah personat me aftësi të kufizuar duke avokuar dhe lobuar dhe duke ofruar shërbime për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë.

Organizata jonë është i vetmi institucion në komunën e Kaçanikut që ju ofron asistencë teknike dhe me paisje personave me aftësi të kufizuar (PAK), mes tjerash duke shpërndarë pajisje të ndryshme ndihmëse, përfshirë këtu karrocat, kukëzat, karroca tualeti, material për inkontinencë, material për trajtimin e plagëve dekubitare etj.; 

Handikos Kaçanik, përmes avokimit dhe lobimit ka arritur që të përmirësoj qasjen në infrastrukturën fizike, duke rregulluar  pjerrina në shumë objekte publike si dhe adaptimin e ambienteve të banimit tek personat me aftësi të kufizuara. Këtë ne kemi arritur ta bëjmë me mbështetjen e shumë partnrëve ndërkomëbëtar dhe institucioneve lokale.

Në thelb të angazhimit tonë mbetet avokimi dhe lobimi për krijimin e infrastrukturës ligjore sa më të favorshme për personat me aftësi të kufizuara si dhe monitorimi i implementimit të këtij legjislacioni në komunën tonë. Përmes organizimit të fushatave të ndryshme, dokumentarëve, videoprezantimeve, debateve televizive, tryezave, Handikos ka ngritur vetëdijen e PAK dhe familjarëve për të drejtat e tyre, përfaqësuesve të institucioneve dhe mbarë shoqërisë;

   Gjate kësaj kohe Handikos zhvilloi kapacitetet dhe u bë partner serioz i donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare dhe lokale në implementimin e projekteve, si dhe forcoj bashkëpunimin me institucione të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe avancimit të pozitës së personave me aftësi të kufizuara.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, organizata synon ngritjen e pjesëmarrjes aktive të PAK në jetën publike në komunën e Kaçanikut, avancimin e shërbimeve sociale dhe profesionale në raport me këtë kategori si dhe ngritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës si mundësi për thyerje të barrierave për ta.

Sigurimi i implementimit të legjislacionit dhe propozimi i rregulloreve të reja favorizuese për PAK mbetet element shtesë i rëndësishëm i punës sonë.

Handikos Kaçanik ka partneritet strategjik me Handikos Kosova në të cilën është anëtare. Poashtu, gjatë këtyre viteve të aktivitetit kemi arritur të ndërtojmë partneritete të qëndrueshme me disa organizata ndërkombëtare në dy dimensione: rritjen e kapaciteteve për ndihmë direkte për PAK si dhe në implementimin e projekteve për avokim dhe arritje të synimeve tona.

Handikos Kaçanik synon që gjatë vitit të ardhshëm të licencohet për ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.