Ceremonia e promovimit dhe pranimit të pajisjeve të reja të IT

Ceremonia e promovimit dhe pranimit të pajisjeve të reja të IT

Sot, mbajtëm ceremoninë e promovimit dhe pranimit të pajisjeve të reja të IT, të cilat do të shërbejnë për trajnimet dhe aktivitetet e ndryshme të personave me aftësi të kufizuara.

Te pranishëm ishin përfaqësues, përfaqësues nga shoqëria civile, anëtarë të shoqatës, prindër të fëmijëve përfitues etj. Ceremoninë e hapi dhe të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e Handikos-it ne Kaçanik znj. Elmihane Krasniqi Malsiu e cila shprehu mirënjohjen dhe foli për rëndësinë e këtij investimi për komunitetin tonë. Ajo theksoi se këto pajisje do të rrisin mundësitë për zhvillimin personal dhe profesional të personave me aftësi të kufizuara. Nënkryetari i komunës z. Sabedin Vishi shprehu gjithashtu gëzimin për krijimin e këtyre kushteve të reja për personat me aftësi të kufizuara dhe siguroi se mbështetja komunale nuk do të mungojë kurrë. Lideri i grupit të të rinjve përfitues të projektit Samir Lama foli për rëndësinë e këtyre pajisjeve. Ai nënvizoi se teknologjia moderne, si kompjuterët, laptopët, printerët, tabelat digjitale, pajisjet VR, dhe teknologjitë ndihmëse, do të hapin dyer të reja për mësim, krijimtari dhe përfshirje në botën dixhitale.

Gjithashtu, donatorët i falënderoi edhe Getuari, përfaqësuesi i fëmijëve, i cili u shpreh shumë i lumtur për kabinetin e ri të IT. Ai ndau emocionet e tij dhe shpresat për të ardhmen, duke theksuar se këto pajisje do të krijojnë një mjedis më të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Pajisjet e reja do të jenë një burim i vlefshëm për edukimin dhe zhvillimin e komunitetit tonë.

Projekti është i financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), dhe Komuna Kacanikut në kuadër të programit “Komunat për të Rinjët” financuar nga qeveria e Japonise , në kuadër të fondit Japonez për Zhvillim Social, i administruar nga Banka Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *