Dita e Tokës

Dita e Tokës

Sot, Handikos-Kacaniksë bashku me komunën dhe klubet sportive lokale, shënuam Ditën e Tokës në mënyrë simbolike. Bashkëpunimi ynë rezultoi në një iniciativë frymëzuese – pastrimin rreth hapsirave sportive dhe objektit të Handikosit, si dhe mbjelljen e pishave dhe luleve për të krijuar një mjedis më të bukur dhe të pastër.

Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar dashurin për mjedisin tonë, si dhe për të kontribuar në përmirësimin e hapësirave publike për të gjithë komunitetin. Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit tanë për kontributin e tyre të çmuar në këtë aktivitet.

Bashkë mund të bëjmë ndryshime pozitive në mjedis dhe të kujdesemi për tokën !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *