Sot, shënuam 21 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, në mënyrë të veçantë dhe frymëzuese. Bashkë me fëmijët, organizuam një seri aktivitetesh në zyrë dhe jashtë saj .
Filluam ditën duke vizatuar, ngjyrosur dhe luajtur me lojra formuese në hapsirat e Handikosit. Pastaj, bashkë me fëmijët u nisëm drejt parkut të qytetit për të vazhduar aktivitetet argëtuese në lojërat e parkut.
Por aktiviteti ynë nuk përfundoi këtu! Sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, kështu që ne ju bashkëngjitëm organizatës “Gjethi” për të mbjellë fidane frutore në qytet dhe për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe rolin tonë si pjesë e komunitetit për të u kujdesur për natyrën dhe për të mbrojtur biodiversitetin.
Sot ishte një ditë e mrekullueshme e përkushtuar për bashkëpunim, diversitet dhe mbështetje. Së bashku, treguam solidaritet dhe përkushtim për të ndihmuar në krijimin e një bote më të ndërgjegjshme dhe më të bashkuar.