8 Mars

8 Mars

Një ditë për të shprehur dashurinë dhe respektin për të gjitha gratë dhe nënat!🌸

Në nder të Ditës së Gruas, në Handikos Kaçanik zhvilluam një aktivitet të veçantë me fëmijët të cilët marrin shërbime ne Handikos dhe nënat e tyre të mrekullueshme. Qëllimi ynë ishte të shprehim vlerën dhe sakrificën e madhe të nënës në jetën tonë, sidomos atyre nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilat japin gjithçka për të siguruar një jetë të lumtur dhe të mbushur me dashuri për fëmijët e tyre.

Fëmijët tanë sot shkëlqyen duke dhuruar përqafime të ngrohta, duke krijuar kartolina të bukura së bashku me stafin tonë, dhe duke dhuruar lule të bukura e shumëngjyrëshe nga organizata jonë. Kjo ishte një përvojë e mahnitshme e përbashkët, e cila na bëri të ndjehemi më të afërt ndaj njëri-tjetrit dhe të ndjejmë më shumë mirënjohje për sakrificën dhe dashurinë e paanshme të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Faleminderit nëna për pjesëmarrjen dhe përkrahjen tuaj të palëkundur. Le të vazhdojmë të përhapim dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin, jo vetëm sot, por çdo ditë!

2 thoughts on “8 Mars

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *