Përurimi i objektit

Përurimi i objektit

Në përmbyllje të aktiviteteve në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara u bë përurimi i qendrës së Handikosit në Kaçanik, një realizim i përbashkët në mes organizatës bamirëse LDS Charities dhe Komunës Kaçanik të cilët mundësuan që komuniteti ynë të punoj në kushte më të mira, të cilat rezultojnë të jenë edhe frytdhënëse në të ardhmen.

Handikos Kaçanik në komunën tonë vepron nga viti 1996 ne objekte te ndryshme dhe kushte jo te mira te punës, por me vullnet për të përkrahur kategorinë me te ndjeshme te shoqërisë.

Faleminderit Komuna Kaçanik dhe Clay & Chatherin Stringham për kontributin tuaj që mundësuat të kemi një objekt të ri me qasje gjithëpërfshirës .

Falënderim për të gjithë ata te cilët kontribuan ne forma te ndryshme ne përkrahje te personave me aftësi të kufizuara në Kaçanik: Mazeze Elezi, Forumi i Gruas-degë nga Shoqata Kaçaniku, Margaritha Knecht, Sabedin Vishi, Sali Malsiu, Astrit Sokoli, Fatos Vishi, Rrahman Jakupi, Mehmet Mulaku.

Falënderim i veçante për prindërit e fëmijëve dhe anëtaret e shoqatës të cilët u angazhuan me shumë vullnet.

Bashkë, çdo sfidë është më e lehtë.